E Hënë - E Enjte 08:00 - 16:30 | E Premte: 08:00 - 14:00

AMA- KPM tryezë rajonale për implementimin e Direktivës 2018/1808 të BE-së

Autoriteti i Mediave Audivizive dhe Komisioni i Pavarur i Medias zhvilluan një takim pune në Tiranë. Kryetarja e Autoritetit znj. Armela Krasniqi dhe kryetari i KPM-së z.Xhevat Latifi diskutuan mbi çështje me të cilat përballen dy institucionet që ata drejtojnë.

Implementimi i Direktivës 2018/1808 është një nga detyrimet që rrjedh nga angazhimet e ndryshme ndërkombëtare të dy vendeve dhe si e tillë ajo kërkon vendimmarrje dhe angazhim tërësor të dy institucioneve.

AMA dhe KPM shkëmbyen informacion për punën e deritanishme në këtë drejtim duke u fokusuar tek mënyra që secili vend do ta implementojë. Direktiva 2018/1808 trajton një sërë çështjesh, të cilat kërkojnë rregullim në median audiovizive dhe  aktualisht është implementuar tërësisht pothuajse nga të gjithë vendet e BE-së.

Znj.Krasniqi dhe z.Latifi u dakordësuan për zhvillimin e një takimi rajonal të vendeve të Ballkanit Perëndimor me qëllim shkëmbimin e eksperiencave në implementimin e Direktivës dhe marrjen e praktikave më të mira nga shtetet të cilat kanë avancuar në këtë drejtim.

Një peshë të rëndësishme në bisedë pati edhe draftimi i ligjit të ri për median audiovizive në Kosovë, mbi procesin e digjitalizimit, çështje për të cilat u diskutua dhe u shkëmbyen mendimet dhe eksperienca që AMA ka pasur gjatë hartimit të ligjit 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë” apo mbi procesin e digjitalizimit.

 

AUTORITETI I MEDIAVE AUDIOVIZIVE

09.12.2021

Perpara Znj. Armela Krasniqi në vizitë zyrtare në Institutin Shtetëror për Komunikimin në Republikën Federale të Gjermanisë
guest
0 Comments
Oldest
Newest Most Voted
Inline Feedbacks
View all comments

Na ndiqni në rrjete sociale:

Copyright 2024 | Autoriteti Mediave Audiovizive | Të drejtat e rezervuara