E Hënë - E Enjte 08:00 - 16:30 | E Premte: 08:00 - 14:00

Znj. Armela Krasniqi në vizitë zyrtare në Institutin Shtetëror për Komunikimin në Republikën Federale të Gjermanisë

Znj. Armela Krasniqi, Kryetare e Autoritetit të Mediave Audiovizive, në vizitën e saj zyrtare në Berlin në Zyrën Qëndrore të Menaxhimit të Autoriteteve Shtetërore të Medias, u prit nga Dr. Wolfgang Kreissig Kryetar i Drejtorëve të Autoriteteve Shtetërore të Medias (DLM) dhe njëkohësisht Drejtor i Autoritetit Shtetëror të Medias (LFK) në rajonin Baden-Württemberg në Republikën Federale të Gjermanisë, si dhe nga Z. Peter Matzneller, Konsulent për Çështjet Ligjore dhe Evropiane, gjithashtu dhe Zëvendëskryetar i EPRA-s.

Në Republikën Federale të Gjermanisë ushtrojnë aktivitetin e tyre 14 Autoritete Shtetërore të Medias, të ndara sipas rajoneve.

Në takim, zyrtarët diskutuan mbi sfidat e përbashkëta me të cilat përballen autoritetet rregullatore në ditët e sotme për shkak të ritmit të shpejtë që pëson teknologjia e transmetimit, si dhe nevojën e forcimit të bashkëpunimit përmes shkëmbimit të informacionit dhe mbi të gjitha ndjekjes së praktikave më të mira në këtë drejtim. Ata u ndalën tek rëndësia që ka implemtimi i Direktivës 2018/1808 si një mjet i mirë për të rregulluar disa aspekte të rëndësishme të tregut mediatik. Dr. Kreissig informoi se procesi i implementimit të Direktivës në Gjermani ka përfunduar dhe se disa prej ndryshimeve kryesore të kësaj Direktive, janë propozuar pikërisht nga shteti Gjerman. Çështje të tjera, me rëndësi për të dy palët, që u diskutuan gjatë takimit, ishin dhe edukimi mediatik, monitorimi i përmbajtjeve audio dhe audiovizive, matja e audiencës etj.

Dr.Kreissig i’u përgjigj pozitivisht ftesës për të vizituar AMA-n dhe Shqipërinë në një moment të përshtatshëm për të dy palët.

Perpara Njoftim
guest
0 Comments
Oldest
Newest Most Voted
Inline Feedbacks
View all comments

Na ndiqni në rrjete sociale:

Copyright 2024 | Autoriteti Mediave Audiovizive | Të drejtat e rezervuara