E Hënë - E Enjte 08:00 - 16:30 | E Premte: 08:00 - 14:00

AMA dhe CRCA forcojnë partneritetin për sigurinë e fëmijëve dhe adoleshentëve në mjedisin digjital

Kryetarja e Autoritetit të Mediave Audiovizive, Znj. Armela Krasniqi, priti kreun e CRCA-së (Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri) në kuadër të forcimit të bashkëpunimit për mbrojtjen e fëmijëve dhe adoleshentëve në mjedisin digjital.

Gjatë takimit, Znj. Krasniqi theksoi se siguria e fëmijëve në hapësirën online mbetet një nga prioritetet kryesore të AMA-s, në funksion të ndërtimit të një mjedisi mediatik më të sigurt, më të përgjegjshëm dhe më mbrojtës për grupmoshat më të ndjeshme. 

Bashkëpunimi me CRCA Shqipëri ka dhënë rezultate konkrete dhe tashmë hyn në një fazë të re më të konsoliduar, me fokus të veçantë tek edukimi mediatik. Sipas Znj. Krasniqi, zhvillimi i aftësive kritike tek fëmijët, mbështetja e prindërve në orientimin e përdorimit të medias dhe roli i mësuesve në edukimin e brezit të ri janë elementë kyç për përballimin e sfidave që sjell komunikimi digjital.

Në këtë takim, u theksua gjithashtu nevoja për reagim më të fortë ndaj gjuhës së urrejtjes dhe çdo forme abuzimi në median digjitale, duke nënvizuar se nuk mund të ketë tolerancë ndaj përmbajtjeve që dëmtojnë përdoruesit, veçanërisht fëmijët dhe adoleshentët.

Bashkëpunimi institucional do të shoqërohet me veprime më të koordinuara për mbrojtjen e fëmijëve dhe qytetarëve në hapësirën digjitale, në përputhje me standardet më të avancuara europiane dhe me kërkesat e Aktit të Shërbimeve Digjitale. Ky mbetet një angazhim afatgjatë në mbrojtje të interesit publik dhe sigurisë së brezit të ri.

Perpara Punë të kryera gjatë vitit 2025: Rriten kapacitetet teknike të mbikëqyrjes së transmetimeve audiovizive
guest
0 Comments
Oldest
Newest Most Voted
Inline Feedbacks
View all comments

Na ndiqni në rrjete sociale:

Copyright 2025 | Autoriteti Mediave Audiovizive | Të drejtat e rezervuara