Delegacioni i Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA), i kryesuar nga Kryetarja e AMA-s Znj. Armela Krasniqi kreu një vizitë zyrtare në Komisionin e Pavarur të Mediave (KPM) në Kosovë.
Në këtë takim, delegacioni i AMA-s u prit nga Kryetari I KPM-së Z. Xhevat Latifi dhe anëtarë të tjerë të KPM-së.
Temat kryesore të diskutimit ishin zhvillimet aktuale për të dy rregullatorët, vijimi i bashkëpunimit institucional dhe mundësitë e zgjerimit të këtij bashkëpunimi dhe në të ardhmen, amendimi i disa akteve nënligjore të KPM-së për rregullimin e mediave në Kosovë.
Një rëndësi të veçantë pati diskutimi mbi përgatitjet e KPM-së për procesin e monitorimit të pasqyrimit të fushatës elektorale për zgjedhjet lokale në Kosovë, nga ofruesit e shërbimeve të mediave audiovizive (OSHMA).
KPM dhe AMA mbeten dakord për shkëmbimin e përvojave më të mira të fazave të ndryshme të procesit të monitorimit të OSHMA-ve sidomos gjatë proceseve zgjedhore, me fokus të veçantë në vlerësimin sa më të shpejtë të përmbajtjeve të transmetuara gjatë këtij procesi.