Monitorimi i përmbajtjeve, në korrik lajmet politike zunë vendin kryesor në edicionet informative

Muaji korrik ka prodhuar më shumë lajme politike për mediat audiovizive. Siç tregojnë të dhënat e përllogaritura nga ekipet e monitorimit dhe analizës në AMA, pas lajmeve politike me 15.54%, vijnë lajmet sociale me 14.47%, të ndjekura nga lajmet ndërkombëtare me 12.41%.

Si çdo muaj, të dhënat me temat e lajmeve të trajtuara në edicionet informative në radiot dhe televizionet kombëtare, si dhe të dhëna të tjera të detajuara mbi përmbajtjet e transmetuara, gjenden të detajuara në faqen zyrtare të AMA-s, në https://ama.gov.al/monitorimi-i-permbajtjeve/ dhe përbëjnë një bazë shumë të mirë informacioni për çdo lloj studimi të tregut mediatik audioviziv në vend.

Perpara Këshilli i Ankesave trajtoi 194 ankesa gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2026

Na ndiqni në rrjete sociale:

Copyright 2026 | Autoriteti Mediave Audiovizive | Të drejtat e rezervuara

Mirembahet nga INSTANT.AL