AMA: 102 përmbajtje të dëmshme janë hequr nga TikTok, mbi 1900 raste piraterie të raportuara

Autoriteti i Mediave Audiovizive ka bërë publike të dhënat mbi bashkëpunimin me qytetarët dhe platformën TikTok për identifikimin dhe heqjen e përmbajtjeve të dëmshme nga platforma për periudhën 4 shkurt-17 gusht 2026.

Sipas AMA-s, nga momenti i raportimit e deri më tani janë administruar 273 ankesa, prej të cilave 127 përmbajtje janë identifikuar si shkelje të ligjit. Në vijim të shqyrtimit të rasteve, 102 video dhe materiale audio janë hequr nga platforma, ndërsa 25 të tjera vijojnë të jenë në proces shqyrtimi.

Nga 102 përmbajtjet e hequra, AMA raporton se:
  • 14 video lidhen me akte dhune;
  • 3 video përmbajnë urrejtje fetare;
  • 3 video paraqesin pamje të veprave penale;
  • 30 video lidhen me ekspozimin e fëmijëve ndaj pornografisë, narkotikëve, alkoolit, duhanit dhe dhunës;
  • 49 video kanë përmbajtje që nxit dhunën dhe urrejtjen;
  • 3 materiale audio përmbajnë gjuhë që tejkalon standardet morale dhe etike.
  • 1925 raste të raportuara për pirateri

Në të njëjtën periudhë, AMA ka raportuar edhe të dhënat lidhur me shkeljet e të drejtave të autorit në TikTok.

Kështu janë raportuar gjithsej 1925 raste piraterie, ku 1000 raste kanë të bëjnë me foto dhe 925 me video. AMA bën të ditur se të 1925 materialet e raportuara janë fshirë nga platforma, ndërsa aktualisht nuk rezulton asnjë rast në proces.

AMA thekson se çdo ankesë dhe raportim i ardhur është shqyrtuar me përgjegjësi dhe në përputhje me dispozitat ligjore.

nstitucioni nënvizon se bashkëpunimi me qytetarët dhe platformat online mbetet një mekanizëm i rëndësishëm për identifikimin dhe largimin e përmbajtjeve të dëmshme, veçanërisht atyre që prekin të miturit, nxisin dhunën dhe urrejtjen apo cenojnë të drejtat e autorit.

Perpara Njoftim shpallje për vend të lirë pune, Drejtor në Drejtorinë Ligjore

Na ndiqni në rrjete sociale:

Copyright 2026 | Autoriteti Mediave Audiovizive | Të drejtat e rezervuara

Mirembahet nga INSTANT.AL