AMA raporton platformën e paligjshme shqiperia.dev, Cloudflare e bllokon menjëherë

Platforma e paligjshme shqiperia.dev, e cila ritransmetonte pa autorizim përmbajtje të operatorëve audiovizivë me licencë kombëtare, përfshirë DigitAlb dhe Tring, është raportuar zyrtarisht nga Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA).

Pas raportimit, Cloudflare reagoi menjëherë, duke konfirmuar ankesën dhe duke identifikuar ofruesit e shërbimit të hosting-ut që mbështesnin infrastrukturën e platformës.

Si rezultat i ndërhyrjes, platforma aktualisht është e paarritshme.

AMA thekson se do të vijojë monitorimin dhe raportimin e çdo platforme të dyshuar për pirateri të përmbajtjeve audiovizive, me qëllim mbrojtjen e operatorëve të licencuar dhe interesit publik.

Perpara Krasniqi merr pjesë në Mbledhjen e Pestë Plenare të Bordit Europian për Shërbimet Mediatike.

Na ndiqni në rrjete sociale:

Copyright 2025 | Autoriteti Mediave Audiovizive | Të drejtat e rezervuara

Mirembahet nga INSTANT.AL