Në bashkëpunim me qytetarët dhe TikTok, Autoriteti i Mediave Audiovizive vijon punën për identifikimin dhe heqjen e përmbajtjeve të dëmshme nga platformat.
Nga momenti i raportimit deri më 29 qershor AMA ka shqyrtuar dhe marrë masat për 225 ankesa të administruara mes të cilave 89 janë identifikuar në shkelje të ligjit, 65 video/audio janë hequr nga platforma dhe 24 video/audio janë në shqyrtim.
Nga 65 përmbajtjet e hequra, 8 video janë për akte dhune, 3 video për urrejtje fetare, 2 video për pamje të veprave penale, 20 video për ekspozimin e fëmijëve ndaj pornografisë, narkotikëve, alkoolit, duhanit dhe dhunës, 31 video për nxitje dhune dhe urrejtje dhe 1 audio për gjuhë që tejkalon standardet morale dhe etike.
Sa i takon piraterisë, gjatë kësaj periudhe janë shënuar: 1537 raste të raportuara për pirateri, 745 foto të raportuara, 792 video të raportuara, 1537 foto/video të fshira nga platforma pra 0 raste në proces.
Çdo ankesë dhe raportim i ardhur është shqyrtuar me përgjegjësi të plotë dhe në zbatim të dispozitave ligjore.

