Monitorimi i përmbajtjeve gjatë muajit maj: Partitë politike, institucionet shtetërore dhe aktorët dominues në televizionet kombëtare

Të dhënat e monitorimit të përmbajtjeve për muajin maj, të përgatitura nga ekipet e analizës në Autoritetin e Mediave Audiovizive, paraqesin shpërndarjen e kohës së transmetimit për partitë politike, praninë e institucioneve shtetërore dhe aktorët sinkron në televizionet kombëtare.

Në monitorimin e partive politike, Partia Demokratike e Shqipërisë zë 73.11% të kohës së transmetuar, e ndjekur nga Partia Socialiste me 25.07% dhe Partia e Lirisë me 0.84%.

Sa i përket pranisë së institucioneve shtetërore në subjektet audiovizive, Kryeministria zë 46.03% të kohës së monitoruar, Qeveria 38.83%, ndërsa Parlamenti përfaqësohet me 12.94%.

Në treguesin e aktorëve sinkron, Edi Rama kryeson me 29.19% të kohës së transmetuar, i ndjekur nga Sali Berisha me 28.82% dhe Toni Gogu me 6.08%.

Të dhëna të tjera të monitorimit të përmbajtjeve, përfshirë temat e lajmit, reklamat institucionale dhe tregues të tjerë të analizës, mund të konsultohen në faqen zyrtare të Autoritetit të Mediave Audiovizive.

Perpara Transparenca AMA–TikTok, hiqen nga platforma 62 përmbajtje të dëmshme dhe 1444 foto/video të raportuara për pirateri

Na ndiqni në rrjete sociale:

Copyright 2025 | Autoriteti Mediave Audiovizive | Të drejtat e rezervuara

Mirembahet nga INSTANT.AL