Të dhënat e monitorimit të përmbajtjeve për muajin maj, të përgatitura nga ekipet e analizës në Autoritetin e Mediave Audiovizive, paraqesin shpërndarjen e kohës së transmetimit për partitë politike, praninë e institucioneve shtetërore dhe aktorët sinkron në televizionet kombëtare.
Në monitorimin e partive politike, Partia Demokratike e Shqipërisë zë 73.11% të kohës së transmetuar, e ndjekur nga Partia Socialiste me 25.07% dhe Partia e Lirisë me 0.84%.
Sa i përket pranisë së institucioneve shtetërore në subjektet audiovizive, Kryeministria zë 46.03% të kohës së monitoruar, Qeveria 38.83%, ndërsa Parlamenti përfaqësohet me 12.94%.
Në treguesin e aktorëve sinkron, Edi Rama kryeson me 29.19% të kohës së transmetuar, i ndjekur nga Sali Berisha me 28.82% dhe Toni Gogu me 6.08%.
Të dhëna të tjera të monitorimit të përmbajtjeve, përfshirë temat e lajmit, reklamat institucionale dhe tregues të tjerë të analizës, mund të konsultohen në faqen zyrtare të Autoritetit të Mediave Audiovizive.

