E Hënë - E Enjte 08:00 - 16:30 | E Premte: 08:00 - 14:00

Transparenca AMA–TikTok, hiqen nga platforma 38 përmbajtje të dëmshme dhe 1140 foto/video të raportuara për pirateri

Autoriteti i Mediave Audiovizive në bashkëpunimin me qytetarët dhe platformën TikTok, kanë arritur të heqin nga platforma 38 përmbajtje të dëmshme dhe 1140 foto/video të raportuara për pirateri, nga 4 shkurti në 25 maj 2026.

Sipas të dhënave të publikuara, nga momenti i raportimit deri më tani janë shqyrtuar 152 ankesa të ardhura në AMA. Nga këto, 47 raste janë vlerësuar si shkelje të ligjit. Prej tyre, 38 video/audio janë hequr nga platforma, ndërsa 9 të tjera janë ende në proces shqyrtimi.

Nga 38 përmbajtjet e hequra, 20 video lidhen me ekspozimin e fëmijëve ndaj pornografisë, narkotikëve, alkoolit, duhanit dhe dhunës. Nga këto, 17 video janë hequr për nxitje dhune dhe urrejtjeje, ndërsa 1 audio për gjuhë që tejkalon standardet morale dhe etike.

Sa i përket piraterisë, AMA raporton se gjatë kësaj periudhe janë regjistruar 1140 raste të raportuara për pirateri, të cilat përfshijnë 569 foto dhe 571 video. Si pasojë e ndërhyrjeve, të gjitha  përmbajtjet e raportuara janë hequr nga platforma, ndërsa aktualisht nuk ka raste në proces shqyrtimi. AMA thekson se çdo ankesë është trajtuar me përgjegjësi të plotë dhe në zbatim të dispozitave ligjore.

Perpara Dita e parë e mbledhjes së 63 të EPRA-s, Krasniqi: Po bashkëpunojmë me OSHMA-të për qasjen e PAK në shërbimet mediatike audiovizive

Na ndiqni në rrjete sociale:

Copyright 2025 | Autoriteti Mediave Audiovizive | Të drejtat e rezervuara