E Hënë - E Enjte 08:00 - 16:30 | E Premte: 08:00 - 14:00

THIRRJE PËR GAZETARËT DHE DREJTUESIT E MEDIAVE!

Kryetarja e Autoritetit të Mediave Znj. Armela Krasniqi ka reaguar menjëherë pas shfaqjes në ekrane të momenteve nga aksidenti i sotshëm në lagjen Kënetë të Durrësit ku humbën jetën dy fëmijë, ndërsa një tjetër ndodhet në gjendje të rëndë. Sipas saj transmetimi i pamjeve të tilla nuk është gazetari por abuzim. Më poshtë reagimi i plotë.

Mjaft! Kjo që po ndodh nuk është gazetari – është abuzim me dhimbjen njerëzore. Nuk është informim kur dhuna, tragjedia dhe fatkeqësia kthehen në uri për klikime.

Të “vrasësh” dhe rivrasësh, të ekspozosh plagë të hapura dhe të ushqesh publikun me ulërima dhimbjeje dhe tronditjen njerëzore, është shkelje e rëndë e etikës dhe e çdo standardi.

Gazetarë dhe drejtues të mediave mbani përgjegjësi! Ju nuk jeni vetëm transmetues lajmesh – jeni formësues të ndërgjegjes publike. Çdo fjalë e papërgjegjshme lëndon, çdo titull i tepruar dëmton, çdo kufi i kaluar rrënon besimin te Ju!

Respektoni dinjitetin! Mbroni viktimat. Ndani informacion, jo traumë.
Nëse gazetaria humbet njerëzoren, ajo humbet gjithçka.

 

Perpara Shantazhi me materiale intime, si të mbroheni nga rreziku online

Na ndiqni në rrjete sociale:

Copyright 2025 | Autoriteti Mediave Audiovizive | Të drejtat e rezervuara