E Hënë - E Enjte 08:00 - 16:30 | E Premte: 08:00 - 14:00

Transparenca AMA–TikTok, nga 27 prilli deri më 4 maj fshihen 26 video me përmbajtje të dëmshme dhe 797 foto/video të piratuara

Bashkëpunimi ndërmjet Autoritetit të Mediave Audiovizive, qytetarëve dhe platformës TikTok po vijon me rezultate konkrete në identifikimin dhe trajtimin e përmbajtjeve të dëmshme online.

Sipas të dhënave më të fundit, nga 27 prilli deri më 4 maj 2026, AMA ka shqyrtuar 95 ankesa të ardhura nga qytetarët. Prej tyre, 37 raste janë vlerësuar si shkelje të ligjit. Si rezultat, 26 përmbajtje video/audio, janë hequr nga platforma, ndërsa 11 të tjera janë ende në proces shqyrtimi.

Nga përmbajtjet e fshira, 14 video lidhen me ekspozimin e fëmijëve ndaj përmbajtjeve të papërshtatshme, përfshirë pornografinë, narkotikët, alkoolin, duhanin dhe dhunën ndërsa 12 video përmbanin nxitje të dhunës dhe urrejtjes.

Në fushën e piraterisë digjitale, gjatë kësaj periudhe janë raportuar 797 raste, të ndara në: 405 foto

392 video. Si pasojë e ndërhyrjeve, të gjitha 797 përmbajtjet e raportuara janë hequr nga platforma.

AMA thekson se çdo ankesë është trajtuar me përgjegjësi të plotë dhe në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi, duke garantuar një mjedis më të sigurt digjital për qytetarët.

 

   

Perpara THIRRJE PËR GAZETARËT DHE DREJTUESIT E MEDIAVE!

Na ndiqni në rrjete sociale:

Copyright 2025 | Autoriteti Mediave Audiovizive | Të drejtat e rezervuara