E Hënë - E Enjte 08:00 - 16:30 | E Premte: 08:00 - 14:00

Sfidat aktuale të tregut mediatik, Krasniqi takon në Prishtinë drejtues të Komisionit të Pavarur të Mediave

Kryetarja e Autoritetit të Mediave Audiovizive takoi në Kosovë kryeshefin ekzekutiv të Komisionit të Pavarur të Mediave, Z. Niman Racaj, anëtarin e KPM, Fitim Veliu dhe zyrtarë të tjerë të rregullatorit të Kosovës për të diskutuar mbi sfidat aktuale të tregut mediatik. 

Në takim u trajtuan procese të rëndësishme të rregullimit, si transpozimi i Aktit Europian për Lirinë e Medias, EMFA, Akti i Shërbimeve Digjitale, DSA, në legjislacionin shqiptar dhe harmonizimin e këtyre akteve në atë të Kosovës.

Një çështje tjetër e rëndësishme që u diskutua në këtë ishte rregullimi i Platformave të Shpërndarjes së Videove. Kryetarja e AMA-s Znj. Armela Krasniqi u tha të pranishmëve se në vitin 2023, AMA i ka përfshirë ato në ligjin “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar dhe ka hartuar ndërkohë Rregulloren mbi “Parimet përgjithshme dhe kërkesat e posaçme për Platformat e  Shpërndarjes së Videove”. 

“Aktualisht jemi plotësisht të angazhuar në proceset ndërinstitucionale të transpozimit të legjislacionit shqiptar me Aktin e Shërbimeve Digjitale, si instrumenti më i mirë ligjor për rregullimin e realitetit virtual mediatik” – tha Krasniqi.

Pirateria televizive ishte gjithashtu pjesë e diskutimeve si një fenomen shqetësues për çdo rregullator, ndaj dhe shkëmbimi i eksperiencave mes rregullatorëve   është shumë i rëndësishëm.

Perpara Harmonizimi i Aktit të Shërbimeve Digjitale me legjislacionin shqiptar: tryezë dialogu me institucionet dhe ekspertin e BE
guest
0 Comments
Oldest
Newest Most Voted
Inline Feedbacks
View all comments

Na ndiqni në rrjete sociale:

Copyright 2025 | Autoriteti Mediave Audiovizive | Të drejtat e rezervuara