Në bazë të detyrave dhe funksioneve që ligji i njeh Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA), për monitorimin e përmbajtjeve audiovizive, institucioni ka zhvilluar bilancin 9-mujor të punës, duke vlerësuar përputhshmërinë ligjore të programeve të transmetuara nga operatorët televizivë në vend.
Gjatë kësaj periudhe janë shqyrtuar 132 raste, me qëllim sigurimin e respektimit të standardeve ligjore dhe etike në përmbajtjet e emetuara nga televizionet.
Si rezultat, 60 raste janë konstatuar në shkelje të ligjit, për të cilat janë marrë masat përkatëse:
- 2 sanksione me gjobë
- 58 raste me tërheqje vëmendjeje
Kjo analizë vjen si pjesë e angazhimit të vazhdueshëm të AMA-s për të forcuar përgjegjshmërinë mediatike, duke garantuar transparencë, cilësi dhe mbrojtje të interesit publik.