E Hënë - E Enjte 08:00 - 16:30 | E Premte: 08:00 - 14:00

Lufta kundër piraterisë, inspektorët e AMA-s raportojnë një tjetër shkelës të ligjit

Lufta kundër piraterisë është një ndër objektivat e Autoritetit të Mediave Audiovizive, ndërsa inspektorët janë çdo ditë në terren për të identifikuar transmetimet pirate. Kështu një tjetër shkelës i ligjit është konstatuar në qytetin e Kukësit. Një server OTT me domain: https://c112dn.baj.cx, transmetonte në mënyrë të paligjshme, duke shpërndarë për abonentët fundorë, platformat shqiptare DigitAlb dhe Tring Tv, bashkë me paketën sportive, Super Sport dhe  Tring Sport . Gjithashtu në transmetime të paautorizuara u gjetën edhe platforma ndërkombëtare. Rasti iu referua AKEP-it për marrjen e masave të mëtejshme. 

Ndërkaq Autoriteti i Mediave Audiovizive i bën thirrje qytetarëve të mos blejnë produkte të paligjshme, ndërsa shprehen të vendosur në luftën kundër Piraterisë.

Perpara Turi i konsultimeve për ndryshimet në rregulloren e autorizimeve, kryetarja e AMA-s takon subjektet e qarkut të Beratit
guest
0 Comments
Oldest
Newest Most Voted
Inline Feedbacks
View all comments

Na ndiqni në rrjete sociale:

Copyright 2025 | Autoriteti Mediave Audiovizive | Të drejtat e rezervuara