Inspektimet në terren te AMA-s kanë zbuluar një tjetër shkelës ligji.
Gjatë ditës së djeshme, u konstatua një Server OTT (OVER THE TOP), qw pwrdorej në të gjithë rrjetet e internetit me web adresë http://futjako.com, i cili i përket IP Publike 77.242.17.210.
Provat teknike të kryera në terren vërtetuan se në këtë server pwrdoreshin platformat shqiptare bashkë me kanalet sportive përkatëse. Gjithashtu transmetoheshin edhe kanale sportive ndërkombëtare: Digi Sport 1, Digi Sport 2, Digi Sport 3, Digi Sport 4, Eleven Sports 1, Eleven Sports 2, Eleven Sports 3, Super Sport 2, Super Sport 3.
Njësoj si rastet e mëparshme, edhe këtë adresë, AMA ia ka nisur AKEP që të marrë masat e nevojshme për bllokimin e tij.
Pirateria online është një fenomen i përhapur dhe shqetësues ndwrkaq lufta që AMA ka shpallur piraterisë nuk do të ndalet.