E Hënë - E Enjte 08:00 - 16:30 | E Premte: 08:00 - 14:00

Përfaqësues të AMA-s në takimin e dytë të grupeve Rregullatore Europiane për Shërbimet e Medias Audiovizive

Përfaqësues të AMA-s kanë marrë pjesë në takimin e dytë të Grupeve Rregullatore Europiane për Shërbimet e Medias Audiovizive, i cili u zhvillua në Bruksel. 
Në rolin e vendit vëzhgues, bashkë me Malin e Zi dhe Turqinë, ky angazhim vjen me qëllim afrimin akoma më shumë në qasjen e shteteve anëtare të BE-së në rregullat dhe parimet dhe kuadrin ligjor të politikbërjes dhe diktimit të tregut audioviziv.

Prezantimet me arritjet dhe rezultatet e planit të punës për çdo nengrup të ERGA-s si dhe objektivat e për implementimin e Aktit të Lirisë së Shprehjes dhe Tematika për cdo grup pune në vitin që vjen, fushatat orientuese me qëllimin krijimin e një mjedisi të sigurt audioviziv e digjital nën suportin e vazhdueshëm të Komisionit Europian, është një garanci e përhershme për punën e Rregullatorve Audioviziv.

Ky takim i përbashkët pune i katër nëngrupeve të ERGA i paraprin punimeve të Asamblesë Plenare që do të mbahet nga presidenca Aktuale e Rrjetit Rregullator Audiovizual në Romë në fund të nëntorit.
Rrjeti Rregullator Audiovizual Europian dhe orientimet për mirqeverisjen e tregut audiovizual janë orientimi i punës në AMA.

AMA në këtë takim u përfaqësua nga drejtues të Drejtorisë së Legjislacionit Europian.

 

 
Perpara Kryetarja e AMA-s në KiE, pritet nga shefja e Divizionit të Bashkëpunimit për Lirinë e Shprehjes
guest
0 Comments
Oldest
Newest Most Voted
Inline Feedbacks
View all comments

Na ndiqni në rrjete sociale:

Copyright 2024 | Autoriteti Mediave Audiovizive | Të drejtat e rezervuara