E Hënë - E Enjte 08:00 - 16:30 | E Premte: 08:00 - 14:00

“Bashkërregullimi, si mjet në luftën kundër piraterisë”. AMA nis turin e tryezave të diskutimit me subjektet kabllorë në të gjitha qarqet. Diskutohen shqetësimet aktuale të tregut dhe zgjidhjet

Berati ka qenë destinacioni i parë, i një turi tryezash diskutimi, që kryetarja e AMA-s, Armela Krasniqi, ka inicuar me qëllim, diskutimin ballë për ballë të shqetësimeve aktuale, me subjektet e ligjshëm kabllorë në të gjitha qarqet e vendit. 

Me formulën, “Bashkërregullimi, si mjet në luftën kundër piraterisë”, ky tur e ka pasur ndalesën e parë në Berat, ku temë kryesore e diskutimit me përfaqësuesit ligjorë të operatorëve kabllorë që operojnë në këtë qark, të pranishëm në takim, ka qenë pirateria.

Transmetimet pirate të përmbajtjeve audiovizuale, nga subjekte të palicencuara nga AMA është një nga shqetësimet kryesore të tregut audioviziv dhe një nga objektivat kryesorë të punës në AMA. Me zhvillimin e teknologjisë janë shtuar edhe rastet e piraterisë, të kryera kryesisht nga subjekte ISP, që përveç internetit, ofrojnë në mënyrë të paligjshme edhe produkt audioviziv. Çka natyrshëm është kthyer edhe në problem dhe shqetësim për subjektet e ligjshëm që operojnë prej vitesh në treg, duke respektuar rregullat dhe legjislacionin në fuqi.

Ky ka qenë edhe shqetësimi kryesor i parashtruar nga operatorët, në tryezën e organizuar nga AMA. Ata janë shprehur të gatshëm për të qenë faktorë bashkërregullues në treg, në mënyrë që të ndalohen abuzuesit, ndersa fenomenet e piraterisë të parandalohen në të ardhmen.

“Pirateria ka qenë gjithmonë një nga objektivat kryesore të punës tonë”, ka thënë gjatë takimit, kryetarja e AMA-s, Armela Krasniqi. “AMA mbështet subjektet e ndershëm, prandaj do të jemi përkrah jush në luftën kundër këtij fenomeni. Ne kemi përgatitur propozimet për ndryshime të reja të ligjit organik të AMA-s, të cilat së shpejti do t’i çojmë në Kuvend, dhe ku pirateria dhe lufta ndaj saj zënë një vend kryesor. Duke qenë të ndërgjegjshëm që teknologjia ka shtuar edhe mënyrat, edhe numrin e rasteve të transmetimeve të përmbajtjeve audiovizive pirate, kemi parashikuar masa shtërnguese, në mënyrë që të frenojmë maksimalisht këtë fenomen kaq shqetësues”.

Një prej këtyre masave është edhe propozimi, që në rastet e konstatimit të abuzuesve, nëse ata nuk i përgjigjen kërkeses së AMA-s, për ndërprerjen e trasnsmetimeve pirate brenda 30 minutave, do të hyjnë në fuqi masat ndëshkimore.
Këto dhe propozimet e tjera për ndryshime të ligjit, janë diskutuar në tyrezën e parë, e cila i ka hapur rrugë një bashkëpunimi risi, në të ardhmen, për të gjithë operatorët që operojnë konform ligjit, në tregun audioviziv shqiptar.

Perpara Krasniqi në forumin e organizuar nga kryetarja e Kuvendit: Vlerësoj bashkëpunimin mes nesh. Së shpejti vijmë me propozime për ndryshime të reja ligjore
guest
0 Comments
Oldest
Newest Most Voted
Inline Feedbacks
View all comments

Na ndiqni në rrjete sociale:

Copyright 2024 | Autoriteti Mediave Audiovizive | Të drejtat e rezervuara