E Hënë - E Enjte 08:00 - 16:30 | E Premte: 08:00 - 14:00

Vlerësimi gjinor i tregut mediatik për vitin 2023: Në totalin e të punësuarve, mbizotërojnë meshkujt

Të punësuarit meshkuj mbizotërojnë në tregun mediatik shqiptar. Të dhënat e mbledhura nga operatorët në treg për vitin 2023, të publikuara në Buletinin Periodik tregojnë se në totalin e të punësuarve, përqindja më e lartë në televizione, radio dhe kabllorë, është meshkuj.

Respektivisht në televizione raporti mes femrave dhe meshkujve është 40% me 60%; në radio 41% e të punësuarve janë femra dhe 59% meshkuj, ndërsa në kabllorë diferenca është më e madhe, 31% me 69%.

Por shigjeta e peshores ndryshon kur vjen puna tek vlerësimi gjinor, vetëm për gazetarët e punësuar. Në televizione mbizotërojnë gazetaret femra, me 58%. Ndërsa radio mbetet ende me mbizotërim meshkujsh sa i takon gazetarëve që punojnë aty, me 56%.

Të dhënat sigurohen nga subjektet e tregut audio dhe audioviziv dhe pasi përpunohen, publikohen në Buletinin Periodik të AMA-s i disponueshëm edhe online: https://ama.gov.al/ova_dep/buletini-periodik/

Kjo na ndihmon të kemi një panoramë të plotë vit pas viti të dinamikës së këtij tregu, por edhe si një bazë e mirë të dhënash për studentë, profesorë dhe çdo të interesuar mbi tregun audioviziv në Shqipëri.

Perpara Inteligjenca Artificiale. Rregulla të ndryshme, për nivele të ndryshme rreziku
guest
0 Comments
Oldest
Newest Most Voted
Inline Feedbacks
View all comments

Na ndiqni në rrjete sociale:

Copyright 2024 | Autoriteti Mediave Audiovizive | Të drejtat e rezervuara