E Hënë - E Enjte 08:00 - 16:30 | E Premte: 08:00 - 14:00

Monitorimi i Përmbajtjeve në Prill: Temat politike, më të trajtuarat në edicionet informative të televizioneve kombëtare

Muaji Prill ka prodhuar më shumë lajme politike për mediat audiovizive. Të dhënat e përllogaritura nga ekipet e monitorimit dhe analizës në AMA, tregojnë se temat politike kanë zënë përqindjen më të madhe të hapësirës informative në televizionet kombëtare, të ndjekura nga ato sociale.
Siç duket në përmbledhjen e mëposhtme, pas politikës, me 14.42%, vijnë temat sociale me 13.14%, të ndjekura nga veprimtaria e drejtësisë, lajmet ndërkombëtare dhe ato nga Kosova dhe rajoni.

Tendencat e temave të lajmeve të trajtuara në edicionet informative në radiot dhe televizionet kombëtare, si dhe të dhëna të tjera të detajuara për kohën e partive politike në subjektet audiovizive, aktorin sinkron etj., gjenden të detajuara në faqen zyrtare të AMA-s, në Monitorimin e Përmbajtjeve, https://ama.gov.al/monitorimi-i-permbajtjeve dhe përbëjnë një bazë shumë të mirë informacioni për çdo lloj studimi të tregut mediatik audioviziv në vend.

Perpara AMA nis fushatën e Edukimit Mediatik me prindër dhe edukatoret e kopshteve të Tiranës. Ndalesa e parë në kopshtin, “Duarartët”

Na ndiqni në rrjete sociale:

Copyright 2024 | Autoriteti Mediave Audiovizive | Të drejtat e rezervuara