E Hënë - E Enjte 08:00 - 16:30 | E Premte: 08:00 - 14:00

Autoriteti i Mediave Audiovizive merr mbështetjen e Bankës Botërore për procesin e digjitalizimit

Shqipëria do të asistohet nga Banka Botërore me mbështetje për procesin e digjitalizimit. Projekti përfshin tre komponentë të rëndësishëm:

–          Vlerësimi i situatës aktuale të tregut audioviziv në Shqipëri;

–          Ofrimi i asistencës  teknike (hartimi i një plani për vijimin e procesit të digjitalizimit, asistencë lidhur me menaxhimin e frekuencave, dividentin digjital etj)

–          Ngritja e kapaciteteve njerëzore

Projekti do të financohet nga Banka Botërore sa i takon dy pikave të para dhe do të bashkëfinancohet nga Banka Botërore dhe Institucioni për Programin e Shpërndarjes së Njohurive të Qeverisë Koreane (KSP) sa i takon ngritjes së kapaciteteve njerëzore.

Në kuadër të këtij projekti, AMA priti në ambientet e saj misionin e parë të angazhuar për realizimin e tij. Misioni përbëhej nga përfaqësues të Bankës Botërore, Institucionit për Programin e Shpërndarjes së Njohurive të Qeverisë Koreane (KSP) dhe Shoqatës së Promovimit të Radio-s së Koresë (RAPA).

Kryetari i AMAs z.Gentian Sala e informoi misionin me situatën aktuale të tregut audivizivë në Shqipëri dhe në mënyrë të veçantë mbi procesin e digjitalizimit, sfidat nëpër të cilat ka kaluar ky proces. Mes palëve u shkëmbye informacioni bazë si dhe u paraqitën nevojat lidhur me ngritjen e kapaciteteve njerëzore dhe asistencën teknike që pritet të përfitohet nga ky projekt.

Z. Sala e vlerësoi këtë projekt si mjaft të vlefshëm për autoritetin, jo vetëm për kontributin në ngritjen e kapaciteteve njerëzore por edhe për ofrimin e asistencës teknike, duke qenë se Koreja e ka përfunduar procesin e digjitalizimit që në vitin 2013 dhe është një nga vendet avangardë për zhvillimin e teknologjisë.

Në fund të takimit palët firmosën dhe një memorandum mirëkuptimi.

Gjatë qëndrimit  në Tiranë, përfaqësuesit e Bankës Botërore, KSP-së dhe RAPA-s zhvilluan takime me Mininstrinë e linjës dhe me operatorët numerik kombëtarë publikë dhe privatë.

 

 Autoriteti i Mediave Audiovizive

Tirane 25 prill 2019

Perpara Ligji nr. 34/2017, i ndryshuar, kategoritë përfituese, masa dhe mënyra e ndarjes së kompensimit

Na ndiqni në rrjete sociale:

Copyright 2021 | Autoriteti Mediave Audiovizive | Të drejtat e rezervuara