Kryetarja e AMA-s, Znj. Armela Krasniqi ka marrë pjesë në seancën plenare të radhës, të Grupit të Rregullatorëve Europianë për Shërbimet Mediatike. Ky takim ka shënuar një hap vendimtar drejt konsolidimit institucional të Bordit të Medias për Shërbimet Mediatike (EBMS), ose ndryshe tranzicionit nga ERGA (Grupi i Rregullatorëve Europianë për Shërbimet Mediatike Audiovizive) në strukturën e re të qeverisjes, EBMS, në kuadër të zbatimit të Aktit Europian për Lirinë e Medias (EMFA).
Gjatë punimeve, të drejtuara nga kreu i rregullatorit spanjoll, Z. Carlos Aguilar, si President i zgjedhur, u miratuan dokumente themelore strategjike, përfshirë planin e punës për vitin 2025 dhe afatet e dorëzimit të materialeve nga grupet e punës.
Shqipëria e ruan vendin e saj si vëzhguese në EBMS, edhe pas transformimit të këtij rrjeti europian.
Autoriteti i Mediave Audiovizive mbetet gjithnjë i angazhuar në proceset europiane të rregullimit mediatik dhe bashkëpunimit ndërinstitucional.