E Hënë - E Enjte 08:00 - 16:30 | E Premte: 08:00 - 14:00

Zbatimi i Aktit Europian për Lirinë e Medias: Ristrukturohet Grupi i Rregullatorëve Europianë për Shërbimet Mediatike. Shqipëria ruan vendin si vëzhguese

Kryetarja e AMA-s, Znj. Armela Krasniqi ka marrë pjesë në seancën plenare të radhës, të Grupit të Rregullatorëve Europianë për Shërbimet Mediatike. Ky takim ka shënuar një hap  vendimtar drejt konsolidimit institucional të Bordit të Medias për Shërbimet Mediatike (EBMS), ose ndryshe tranzicionit nga ERGA (Grupi i Rregullatorëve Europianë për Shërbimet Mediatike Audiovizive) në strukturën e re të qeverisjes, EBMS, në kuadër të zbatimit të Aktit Europian për Lirinë e Medias (EMFA). 

Gjatë punimeve, të drejtuara nga kreu i rregullatorit spanjoll, Z. Carlos Aguilar, si President i zgjedhur, u miratuan dokumente themelore strategjike, përfshirë planin e punës për vitin 2025 dhe afatet e dorëzimit të materialeve nga grupet e punës.

Shqipëria e ruan vendin e saj  si vëzhguese në EBMS, edhe pas transformimit të këtij rrjeti europian.

Autoriteti i Mediave Audiovizive mbetet gjithnjë i angazhuar në proceset europiane të rregullimit mediatik dhe bashkëpunimit ndërinstitucional.

Perpara Vëmendje për të gjitha OSHMA-të: Respektoni kërkesat e Kodit Zgjedhor gjatë mbulimit të fushatës elektorale për votimet e 11 Majit
guest
0 Comments
Oldest
Newest Most Voted
Inline Feedbacks
View all comments

Na ndiqni në rrjete sociale:

Copyright 2025 | Autoriteti Mediave Audiovizive | Të drejtat e rezervuara