E Hënë - E Enjte 08:00 - 16:30 | E Premte: 08:00 - 14:00

Vështirësitë e pajisjes së qytetarëve me dekoderat, AMA vendos rindezjen e transmetimeve televizive analoge për Tiranën dhe Durrësin

Autoriteti i Mediave Audiovizive, AMA ka vendosur rindezjen e transmetimeve televizive analoge deri më 15 janar 2019. Duke folur të martën, më 11 shtator 2018, në një takim me gazetarët në zyrën e tij, kryetari i këtij institucioni, z. Gentian Sala, tha se, vendimi kishte si shkak situatën e krijuar në terren ditët e fundit, kur janë krijuar vështirësi në pajisjen e qytetarëve me dekodera.

Përmes komunikimeve direkt me qytetarët në dy numrat telefonikë të vendosur vetëm për digjitalizimin, si dhe nga inspektimet në pikat e shitjeve të dekoderave në qarqet e Tiranës dhe të Durrësit, ku ka kërkesa të jashtëzakonshme për këtë pajisje, AMA ka evidentuar problematika të cilat kërkojnë kohë për t’u zgjidhur.

Pavarësisht detyrimeve që ka vendi ynë në procesin e integrimit evropian, si dhe kërkesave të rezolutës së Kuvendit të Shqipërisë, për ta përmbyllur sa më parë procesin e digjitalizimit, kryetari i Autoritetit tha se interesi i publikut dhe siguria për të garantuar të drejtën kushtetuese të qytetarëve për informim na detyrojmë ta shtyjmë edhe 4 muaj procesin, në mënyrë që të normalizojmë situatën.

Gjatë këtyre katër muajve, deri më 15 janar 2019, z. Sala, tha se do të ketë bashkëveprim të të dy teknologjive, asaj digjitale dhe analoge, por nuk do të lejohen që të hyjnë në transmetim kanale digjitale të palicencuara.

Ai tha se AMA do të vijojë dinamikën e informimit dhe ndërgjegjësimit të qytetarëve për t’i orientuar në kushtet e realitetit të ri të transmetimeve televizive digjitale.

Autoriteti i Mediave Audiovizive


11 shtator 2018

Perpara Kryetari i AMA-s bashkëbisedon me gazetarët për digjitalizimin e transmetimeve audiovizive në qarqet Tiranës dhe Durrësit
guest
0 Comments
Oldest
Newest Most Voted
Inline Feedbacks
View all comments

Na ndiqni në rrjete sociale:

Copyright 2024 | Autoriteti Mediave Audiovizive | Të drejtat e rezervuara