Pirateria dhe ekspozimi i fëmijës ndaj pornografisë, narkotikëve, alkoolit, duhanit dhe dhunës, janë shkeljet që janë konstatuar më së shumti gjatë këtyre javëve bashkëpunimi qytetarë-AMA-TikTok për heqjen e përmbajtjeve të dëmshme.
Janë shqyrtuar dhe marrë masat deri tani për:
-437 ankesa te ardhura në AMA
-143 janë vlerësuar në shkelje të ligjit. Nga këto, 139 video/audio janë hequr nga platforma dhe 4 të tjera janë në shqyrtim
Sa i takon piraterisë, nga fillimi i bashkëpunimit me platformën TikTok, janë shënuar:
-953 video të raportuara për pirateri nga të cilat 917 janë hequr nga platforma
-131 profile të mbyllura pasi janë raportuar për përmbajtje të piratuara
-36 në proces
Përveç rasteve të piraterisë, qytetarët inkurajohen të raportojnë përmbajtjet e dëmshme që përmbajnë dhunë, gjuhë urrejtje, abuzim me fëmijët dhe të komuniteteve apo shkelje të të drejtave themelore etj.