Edhe kjo javë ka qenë e ngarkuar për ekipet që shqyrtojnë raportimet e qytetarëve për përmbajtje të dëmshme në TikTok. Nga fillimi i bashkëpunimit të AMA-s me këtë platformë dhe nga hapja e një linku të dedikuar në faqen zyrtare online të Autoritetit, ku publiku mund të raportojë përmbajtjet që i gjykon si të dëmshme, janë raportuar me qindra të tilla.
Nga 22 gushti kur nisi ky bashkëpunim, janë administruar për përmbajtje të dëmshme
– 400 ankesa te ardhura në AMA
– 112 janë vlerësuar në shkelje te ligjit. Nga këto, 100 video dhe 9 audio janë hequr nga platforma dhe 3 janë në shqyrtim
Ndërsa pirateria vazhdon të jetë një shqetësim, si një fenomen shumë e përhapur online. Vetëm nga ky bashkëpunim me TikTok janë administruar:
– 865 video të raportuara për pirateri nga të cilat 829 janë hequr nga platforma
– 121 profile të mbyllura pasi janë raportuar për përmbajtje të piratuara ndërsa 36 janë në proces.
Përveç rasteve të piraterisë, qytetarët inkurajohen të raportojnë përmbajtjet e dëmshme që përmbajnë dhunë, gjuhë urrejtje, abuzim me fëmijët dhe të komuniteteve apo shkelje të të drejtave themelore etj.