E Hënë - E Enjte 08:00 - 16:30 | E Premte: 08:00 - 14:00

Bashkë në luftën kundër piraterisë në internet. Krasniqi vazhdon turin e bisedimeve në Elbasan dhe Vlorë

Elbasani dhe Vlora kanë qenë qarqet e radhës ku është ndalur turi i tryezave të diskutimit, që kryetarja e AMA-s, Armela Krasniqi, ka inicuar me qëllim diskutimin ballë për ballë të shqetësimeve aktuale, me subjektet e ligjshëm kabllorë në të gjitha qarqet e vendit.

Duke ju përmbajtur të njëjtës formulë: “Bashkërregullimi, si mjet në luftën kundër piraterisë”, pas Beratit, ky tur e ka pasur ndalesën në Elbasan dhe në Vlorë. Temë kryesore e diskutimit me përfaqësuesit ligjorë të operatorëve kabllorë që operojnë në këto qarqe, të pranishëm në takim, ka qenë pirateria, por edhe ndryshimet ligjore që AMA ka inicuar prej kohësh dhe pas përfundimit të konsultimit publik, do të çohen në Kuvend për miratim. Mbi këto ndryshime u diskutua me subjektet e autorizuar për të ripërsëritur produkt audioviziv. Ata pritën me optimizëm dispozitën që parashikon ndërprerjen e trasnsmetimeve pirate brenda 30 minutave dhe nëse subjekti nuk reagon shndërrohet në shkelës/bashkëshkelës i ligjit 97/2013.

Transmetimet pirate të përmbajtjeve audiovizuale, nga subjekte të palicencuara nga AMA janë një nga shqetësimet kryesore të tregut audioviziv dhe një nga objektivat kryesorë të punës në AMA. Me zhvillimin e teknologjisë janë shtuar edhe rastet e piraterisë, të kryera kryesisht nga subjekte ISP, që përveç internetit, ofrojnë në mënyrë të paligjshme edhe produkt audioviziv. Çka natyrshëm është kthyer edhe në problem dhe shqetësim për subjektet e ligjshëm që operojnë prej vitesh në treg, duke respektuar rregullat dhe legjislacionin në fuqi.

Ky ka qenë edhe shqetësimi kryesor i parashtruar nga operatorët, në të gjitha tryezat e organizuar nga AMA deri tani. Subjektet kabllorë të autorizuar nga AMA kanë shprehur gatishmërinë për të qenë edhe ata faktorë bashkërregullues në treg, në mënyrë që të ndalohen abuzuesit, ndersa fenomenet e piraterisë të parandalohen në të ardhmen.

Perpara Transparencë mbi bashkëpunimin AMA – TikTok: 829 video të bllokuara për pirateri dhe 109 për përmbajtje të dëmshme
guest
0 Comments
Oldest
Newest Most Voted
Inline Feedbacks
View all comments

Na ndiqni në rrjete sociale:

Copyright 2024 | Autoriteti Mediave Audiovizive | Të drejtat e rezervuara