Vazhdon bashkëpunimi i qytetarëve me AMA-n, për bllokimin e përmbajtjeve të dëmshme të publikuara në platformën TikTok.
Qindra video të bllokuara për pirateri dhe qindra të tjera për përmbajtje të dëmshme janë rezultati i këtij bashkëpunimi.
Nga fillimi i bashkëpunimit me këtë platformë, nga raportimet e qytetarëve, janë arritur këto rezultate
743 ankesa te ardhura në AMA
291 janë vlerësuar në shkelje të ligjit. Nga këto, 286 video-audio janë hequr nga platforma dhe 5 të tjera janë në shqyrtim
Sa i takon piraterisë, nga fillimi i bashkëpunimit me platformën TikTok, janë shënuar:
1513 video të raportuara për pirateri nga të cilat 1505 janë hequr nga platforma
193 profile të mbyllura pasi janë raportuar për përmbajtje të piratuara
Çdo ankesë e mbërritur nga qytetarët, është shqyrtuar me përgjegjësi nga grupi i punës, përgjegjës për bashkëpunimin me plarformën TikTok, duke analizuar konform predispozitave ligjore çdo denoncim të ardhur.