E Hënë - E Enjte 08:00 - 16:30 | E Premte: 08:00 - 14:00

Transparenca AMA-TikTok, ja bilanci i videove të hequra nga platforma

Që prej muajit gusht 2024 kur Autoriteti i Mediave Audiovizive nisi bashkëpunimin me TikTok shifrat e luftës kundra piraterisë në internet, janë shumë optimiste.

Deri më tani janë hequr nga platforma të 1064 videot e raportuara për pirateri, ndërsa janë mbyllur 151 profile pasi janë raportuar për përmbajtje të piratuara.

Gjatë këtyre muajve në AMA kanë ardhur 538 ankesa, prej të cilave 181 janë vlerësuar në shkelje të ligjit.

Nga këto, 171 video-audio janë hequr nga platforma ndërsa 10 të tjera janë në shqyrtim.

Përveç rasteve të piraterisë, qytetarët inkurajohen të raportojnë përmbajtjet e dëmshme që përmbajnë dhunë, gjuhë urrejtje, abuzim me fëmijët dhe të komuniteteve apo shkelje të të drejtave themelore etj.

Nga fillimi i bashkëpunimit të AMA-s me këtë platformë, në faqen zyrtare të AMA-s ju gjeni një link të dedikuar ku mund të raportoni përmbajtjet që i gjykoni si të dëmshme.

Perpara Denoncohet një tjetër IPTV “hajdute”, AMA s’ndalet në luftën ndaj piraterisë në internet
guest
0 Comments
Oldest
Newest Most Voted
Inline Feedbacks
View all comments

Na ndiqni në rrjete sociale:

Copyright 2024 | Autoriteti Mediave Audiovizive | Të drejtat e rezervuara