Transparenca AMA-Platformën X: 26 përmbajtje të raportuara për shkelje ligjore

Në kuadër të transparencës dhe monitorimit të hapësirës digjitale Autoriteti i Mediave Audiovizive ka publikuar të dhëna mbi administrimin e ankesave të qytetarëve për përmbajtje të dëmshme të publikuara në Platformën X.

Ekipi i shqyrtimit të ankesave ka administruar gjithsej 70 përmbajtje të raportuara nga publiku, nga të cilat 26 janë identifikuar si në shkelje të ligjit dhe janë referuar për trajtim në kanalin e dedikuar të AMA-s në Platformën X.

Nga rastet e pranuara dhe të trajtuara me vendimmarrje nga Platforma X, 9 përmbajtje përmbanin shkelje të ndryshme. Konkretisht, një përmbajtje lidhej me përdorimin e gjuhës që tejkalon standardet morale dhe etike, pesë përmbajtje përmbanin nxitje të dhunës dhe urrejtjes, ndërsa tre video ekspozonin fëmijët ndaj përmbajtjeve që lidhen me pornografinë, narkotikët, alkoolin, duhanin dhe dhunën.

Po ashtu, Platforma X ka kufizuar shikueshmërinë për pesë përmbajtje të tjera, prej të cilave dy për shkak të gjuhës që tejkalon standardet morale dhe etike dhe tre për nxitje të dhunës dhe urrejtjes.

AMA thekson se çdo ankesë e paraqitur nga qytetarët është shqyrtuar me përgjegjësi të plotë dhe në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi.

Institucioni u bën thirrje qytetarëve të vijojnë të raportojnë në faqen zyrtare të AMA-s përmbajtjet që i konsiderojnë të dëmshme dhe që publikohen në Platformën X.

Perpara Transparenca AMA–TikTok, hiqen nga platforma 62 përmbajtje të dëmshme dhe 1444 foto/video të raportuara për pirateri

Na ndiqni në rrjete sociale:

Copyright 2025 | Autoriteti Mediave Audiovizive | Të drejtat e rezervuara

Mirembahet nga INSTANT.AL