E Hënë - E Enjte 08:00 - 16:30 | E Premte: 08:00 - 14:00

Takimi i Instrumentit Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë. Krasniqi: Falenderuese për mbështetjen dhe partneritetin e ngushtë

Kryetarja e AMA-s, Znj. Armela Krasniqi ka marrë pjesë sot në takimi e III të Instrumentit Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë, një iniciativë e përbashkët e Bashkimit Europian dhe Këshillit të Europës që synon të ndihmojë Përfituesit e këtij Rajoni në përmbushjen e agjendave të reformave të tyre, në përputhje me standardet europiane në fushën e të drejtave të njeriut, sundimit të ligjit dhe demokracisë, që përbën gjithashtu një prioritet në procesin e zgjerimit të BE-së. 

Në takimin e drejtuar nga Shefja e Zyrës së Këshillit të Europës në Tiranë, Znj. Giulia Re, merrnin pjesë përfaqësues të lartë të institucioneve shqiptare që janë pjesë e programeve të Instrumentit Horizontal që zbatohet në Shqipëri, e ku bëjnë pjesë forcimi i drejtësisë, lufta kundër korrupsionit, krimit ekonomik dhe pastrimit të parave, promovimi i antidiskriminimit dhe mbrotja e të drejtave të grupeve të cënueshme (përfshirë LGBTI, pakicat dhe romët) dhe promovimi i mbrojtjes së Lirisë së Shprehjes dhe Medias. Ishin të pranishëm gjithashtu ekspertë të fushave të ndryshme të Këshillit të Europës.

Në takim, Kryetarja e AMA-s Znj. Armela Krasniqi, pasi falenderoi, shefen e Zyrës së KiE në Shqipëri, Giulia Re dhe stafin e saj, për mbështetjen e vazhdueshme, profesionalizmin dhe partneritetin e ngushtë, tha se në kuadër të projektit “Mbrojtja e Lirisë së Shprehjes dhe Medias në Shqipëri”, Këshilli i Europës ka luajtur një rol të rëndësishëm në forcimin e kapaciteteve institucionale të AMA-s, në një periudhë vendimtare për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Mbështetja ka qenë e vazhdueshme, e strukturuar dhe e orientuar drejt nevojave reale të institucionit, duke ndihmuar AMA-n të ndërtojë një qasje moderne, bashkëkohore dhe europiane ndaj funksionit rregullator.

“Një prej momenteve më përfaqësuese të bashkëpunimit tonë ishte workshop-i i muajit korrik, i zhvilluar me mbështetjen e KiE dhe projektit të përbashkët BE–KiE, PROFREX, i cili trajtoi në mënyrë të thelluar Aktin Europian për Lirinë e Medias (EMFA) dhe Aktin për Shërbimet Digjitale (DSA). Ky workshop ishte një pikë kthese për ne, sepse stafi i AMA-s u njoh me elementët më thelbësorë të këtyre dy instrumenteve kyçe të BE-së – transparencën e pronësisë, mbrojtjen e përmbajtjes online, detyrimet e Platformave të Shpërnarjes së Videove, standardet e reja të autonomisë rregullatore dhe mekanizmat e zbatimit. Përfitimet nuk mbetën në nivel teorik: ushtrimet praktike dhe shembujt ndërkombëtarë i pajisën ekipet tona me mjete konkrete dhe qasje krahasuese që ndikojnë drejtpërdrejt në ecurinë e Shqipërisë drejt përmbushjes së objektivave të anëtarësimit”- u shpreh kryetarja e AMA-s. Gjithashtu ajo theksoi vazhdimësinë e këtij bashkëpunimi drejt një faze të re: përgatitjen e një cikli të ndërlidhur asistencash teknike, për të mbështetur grupin e punës që po harton propozimet për transpozimin e Aktit Europian të Shërbimeve Digjitale, DSA, në legjislacionin shqiptar.

Krasniqi theksoi se AMA dhe KiE po përgatisin një ndërhyrje tjetër të rëndësishme, e fokusuar te forcimi i mekanizmave të monitorimit dhe trajtimit të ankesave brenda institucionit.

Perpara Konferenca Kombëtare “Gratë në qendër: Forcimi i medias me qasje përfshirëse në Shqipëri”, Krasniqi: Tregu audioviziv dinamik, por i balancuar
guest
0 Comments
Oldest
Newest Most Voted
Inline Feedbacks
View all comments

Na ndiqni në rrjete sociale:

Copyright 2025 | Autoriteti Mediave Audiovizive | Të drejtat e rezervuara