E Hënë - E Enjte 08:00 - 16:30 | E Premte: 08:00 - 14:00

Sfida e mbrojtjes së fëmijve-përdorues në platformat e shpërndarjes së videove.

Nën kujdesin e presidencës hungareze të Këshillit te Bashkimit Europian, në Budapest, u zhvillua seminari me fokus mbrojtjen e fëmijëve dhe të dhënave të tyre personale në platformat online. Në të morën pjesë ekspertë nga  autoritetet  rregullatore audiovizuale dhe digjitale të vendeve të Bashkimit Europian, përfaqësues të nivelit më të lartë të platfomave online, përfaqësues të Komisionit Europian, studiues dhe profesionistë të teknologjisë, të cilët diskutuan rreth rreziqeve që përdorimi i internetit mbart për fëmijët si edhe rreth mënyrave më efektive për mbrojtjen e tyre.

Qëllimi kryesor i seminarit ishte krijimi i një hapësire diskutimi konstruktiv, me synim hartimin e politikave të dedikuara dhe promovimin e praktikave më të mira të mbrojtjes së të dhënave personale të fëmijëve-përdorues të platformave online. Pjesëmarrësit diskutuan rreth zbatimit të akteve ligjore dhe nënligjore, që mbrojnë të drejtat e fëmijëve në botën digjitale, duke u ndalur veçanërisht në mbrojtjen e të dhënave personale dhe parandalimin e abuzimit të fëmijëve nëpërmjet rrjeteve sociale dhe aplikacioneve të tjera online.

Jeremy Bonan – Zëvendës/Drejtor I Drejtorisë për Platformën Online, ARCOM Francë, Marisa Jimenez Martin – Drejtore e Politikave Publike dhe Zëvendës/Kryetare e platformës Meta për zonën e BE-së dhe June Lowery Kingston – Kryetare e  Njësisë së Aksesueshmërisë dhe Internetit më të Sigurtë pranë Komisionit Evropian theksuan, se krijimi i një hapësire te sigurtë digjitale për fëmijët është detyrë emergjente e të gjithëve, të cilës i duhet përgjigjur, duke përforcuar mekanizmat e kontrollit të aksesueshmërisë së fëmijëve në internet si edhe duke vendosur filtra të mbrojtjes së fëmijëve nga përmbajtjet e dëmshme online.

Nga këndvështrimi i aktualitetit në Shqipëri dhe eskpozimi i tepert i fëmijve ndaj përmbajtjeve të dëmshme, seminari ofroi një mundësi të rëndësishme për koordinimin e qasjeve të ligjëvënësve, rregullatorëve, ekspertëve dhe shoqatave, të abgazhuara për mbrojtjen e fëmijëve nga rreziqet e ekspozimit online dhe mbrojtjence të dhënave tė tyre personale.

Diskutimet dhe rekomandimet e formuluara, përbëjnë një kontribut të rëndësishëm për krijimin e një mjedisi digjital më të sigurtë dhe më të mbrojtur për fëmijët.

AMA u përfaqësua në këtë workshop nga Znj. Mirela Oktrova-Kryetare e Këshillit të Ankesave dhe Znj.Ledjona Dalipaj-Drejtore e Drejtorisë së Legjislacionit Ndërkombëtar dhe Integrimit.

Perpara Lufta kundër piraterisë, denoncohet serveri pa të drejta transmetimi
guest
0 Comments
Oldest
Newest Most Voted
Inline Feedbacks
View all comments

Na ndiqni në rrjete sociale:

Copyright 2024 | Autoriteti Mediave Audiovizive | Të drejtat e rezervuara