E Hënë - E Enjte 08:00 - 16:30 | E Premte: 08:00 - 14:00

Sesioni plenar i Konventës Kombëtare për Integrimin Europian, Krasniqi: Sfida jonë, krijimi i një tregu audioviziv i standardeve europiane

Kryetarja e Autoritetit të Mediave Audiovizive mori sot pjesë në sesionin plenar të Konventës Kombëtare për Integrimin Europian, zhvilluar në Tiranë.
Në panelin hapës me temë, “Mbrojtja e të Drejtave dhe Lirive Themelore në rrugën e Integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian”, referuan kryetarja e AMA-s, Znj. Armela Krasniqi, Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Z. Besnik Dervishi, nga Avokati i Popullit, Znj. Olta Aliaj dhe Drejtori Ekzekutiv i Lëvizjes Europiane në Shqipëri, Gledis Gjipali.  
“Liria e Shprehjes dhe e Drejta për Informim janë dy bazat e punës tonë rregullatore të tregut audio dhe audioviziv. Për të mbrojtur këto të drejta themelore dhe për rregullimin e mëtejshëm të këtij tregu, për të shkuar edhe me tej drejt standardeve europiane jemi plotësisht të angazhuar në realizimin e Transparencës së Strukturës Pronësore dhe Pronarit Përfitues, direkt dhe indirekt, të medias audio dhe audiovizive, të dhëna lehtësisht të aksesueshme në faqen zyrtare online të AMA-s. Po kështu në nxitjen e procesit të Matjes së Shikueshmërisë si dhe përshtatjet ligjore me aktet e rëndësishme të BE-së që synojnë rregullimin e mëtejshëm të tregut audio/audioviziv”- tha kryetarja e AMA-s.
Krasniqi u tha të pranishmëve se AMA funksion si ent plotësisht i pavarur dhe këtë e dëshmojnë vendimet e arritura me konsensus dhe asnjëherë të kontestuara.
“Për ne, një treg audioviziv i standardeve europiane, nuk është vetëm detyrim në kuadër të integrimit të Shqipërisë në BE por edhe një sfidë e diktuar nga realiteti mediatik dhe zhvillimi i teknologjisë, një përgjegjësi profesionale dhe institucionale, që duhet përmbushur” – përfundoi Krasniqi.
Këtë vit, sesioni plenar ka një fokus tematik në çështjet që lidhen me Kapitullin 23 – Gjyqësori dhe të Drejtat Themelore, duke reflektuar negociatat e vazhdueshme të anëtarësimit në BE. Sesioni mbuloi tema kyçe si të drejtat e njeriut, barazia dhe përfshirja, liria e shprehjes dhe medias, si dhe e drejta për informim dhe mbrojtja e të dhënave personale.
Perpara Nënshkruhet Marrëveshje Mirëkuptimi mes AMA-s dhe Kolegjit Universitar të Biznesit
guest
0 Comments
Oldest
Newest Most Voted
Inline Feedbacks
View all comments

Na ndiqni në rrjete sociale:

Copyright 2025 | Autoriteti Mediave Audiovizive | Të drejtat e rezervuara