Teknologjia e ka ndryshuar konceptin për komunikimin dhe çdo proces tjetër të jetës, dhe përveç përfitimeve ka sjellë edhe rreziqe, për të cilat duhet të flasim vazhdimisht.
Akti i parë, ai i të menduarit kritik, është thelbësor për të qenë të sigurt në botën virtuale, përballë rreziqeve që lidhen me pasojat e gjuhës së urrejtjes, keqpërdorimit të të dhënave personale, dhunës, përmbajtjeve të dëmshme, abuzimeve të llojeve të ndryshme etj.
Ky edukim mediatik është shumë më tepër se sa një gardh mbrojtës mes fëmijëve por, edhe të rriturve si konsumatorë të përditshëm të internetit, dhe rreziqeve që kjo botë fsheh.
Ndaj duhet të flisni me fëmijët tuaj, ti shpjegoni rreziqet që paraqet bota virtuale dhe mënyrat si të mbrohemi prej tyre, pa harruar kontrollin e aktivitetit të fëmijëve tuaj online.