E Hënë - E Enjte 08:00 - 16:30 | E Premte: 08:00 - 14:00

Rezultatet e monitorimit për vitin 2023: 55% e shkeljeve të konstatuara janë për reklamë të fshehtë

Mbrojtja e fëmijëve nga përmbajtjet e papërshtatshme, shkeljet etike në përgjithësi, por edhe respektimi i sinjalistikës paralajmëruese në fasha kohore të caktuara janë në objektivin e çdo dite, të punës së ekipeve të monitorimit të përmbajtjeve dhe analizës në AMA.

Gjatë vitit 2023, është kryer verifikimi dhe shqyrtimi i 114 rasteve të trasnmetimeve audio dhe audiovizive për përputhshmërinë e tyre me kërkesat ligjore. Për 48 prej tyre është marrë masë “Tërheqje vëmendje” dhe për një rast është vendosur sanksion me Gjobë.

Siç raportohet në të dhënat vjetore të Drejtorisë së Monitorimit dhe Analizës në AMA, nga shkeljet e konstatuara gjatë vitit 2023, 55% e tyre janë për reklame të fshehtë, 33% për shkelje etike dhe përmbajtje të papërshtatshme për fëmijët, 10% për reklamë shëndetësore dhe 2% për reklamë politike.

Perpara Samiti i Transmetimit Digjital ABU 2024, dritare për zhvillimin e radios numerike
guest
0 Comments
Oldest
Newest Most Voted
Inline Feedbacks
View all comments

Na ndiqni në rrjete sociale:

Copyright 2024 | Autoriteti Mediave Audiovizive | Të drejtat e rezervuara