E Hënë - E Enjte 08:00 - 16:30 | E Premte: 08:00 - 14:00

Reagim i Autoritetit të Mediave Audiovizive mbi kronikën e transmetuar në Vizion + në lidhje me aksionet e Autoritetit

Reagim i Autoritetit të Mediave Audiovizive mbi kronikën e transmetuar në Vizion + në lidhje me aksionet e Autoritetit

Duke marrë shkas nga kronika e transmetuar nga televizioni “Vizion +” Autoriteti i Mediave Audiovizive sqaron opinion publik se bllokimi, ndalimi dhe sekuestrimi i pajisjeve të shoqërisë “Fibernet” shp.k. është bërë konform të gjitha parashikimeve ligjore në fuqi që rregullojnë fushën e transmetimeve audio dhe/ose audiovizive.

Kjo shoqëri ofronte shërbime mediatike përmes shpërndarjes së paketave televizive pa asnjë dokumentacion ligjor. Pretendimet se inspektorët e AMA-s kanë sekuestruar pajisjet e shoqërisë “Sky Digital” sh.p.k. dhe jo ato të shoqërisë “Fibernet” sh.p.k. janë të pabazuara. Nga hetimet e kryera prej AMA-s është vërtetuar se është shoqëria “Fibernet” sh.p.k. ajo që ofron, përmes shitjes, shërbimet mediatike, me anë të pajisjeve të saj dhe jo shoqëria “Sky Digital” sh.p.k..

Sa i përket shoqërisë “Sky Digital”, AMA sqaron se autorizimi i dhënë prej saj për këtë shoqëri është i pezulluar me një vendim të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë që prej datës 10.11.2014. Madje, sipas Qendrës Kombëtare të Regjistrimit, jo vetëm autorizimi i AMA-s, por edhe vetë aktiviteti i shoqërisë “Sky Digital” sh.p.k. rezulton i pezulluar, për rrjedhojë kjo shoqëri as që duhet të ushtrojë aktivet tregtar.

Megjithëkëtë, AMA nënvizon se aksioni i sotëm është bërë për të ekzekutuar një vendim për sekuestrimin e pajisjeve të shoqërisë “Fibernet” sh.p.k., të paekzekutuar më parë për shkak të refuzimit dhe fshehjes së administratorit të saj. Kurse ndaj shoqërisë “Sky Digital” sh.p.k., AMA ka nisur procedurën për heqjen e autorizimit, për shkak se ky subjekt, përveç se rezulton debitor në shumën e rreth 12 milionë lekëve për mos shlyerjen e detyrimeve të autorizimit ndër vite, ai vijon të shfrytëzojë autorizimin e AMA-s, edhe pse ai është i pezulluar me një vendim gjykate.

AMA përfiton nga rasti të njoftojë edhe një herë të gjithë subjektet që vijojnë të ushtrojnë aktivitetin e tyre në mënyrë informale se ndaj tyre do të merren të gjitha masat e parashikuara nga aktet normative në fuqi. Njëkohësisht AMA bën me dije median që të distancohet nga inkurajimi i informalitetit dhe të respektojë Kodin e Transmetimit, që informacioni i transmetuar prej tyre të jetë i vërtetë, i saktë dhe i balancuar.

 Tiranë, më 23 shtator 2015

Perpara AMA vijon aksionin kundër transmetimeve të paligjshme në tregun audio dhe audioviziv
guest
0 Comments
Oldest
Newest Most Voted
Inline Feedbacks
View all comments

Na ndiqni në rrjete sociale:

Copyright 2024 | Autoriteti Mediave Audiovizive | Të drejtat e rezervuara