Lirimi i brezit frekuencor 700MHz, i njohur si DD2, kërkon angazhimin e të gjithë aktorëve institucionalë dhe privatë të përfshirë në këtë proces me qëllim finalizimin e tij brenda afateve të rekomanduara në aktet ligjore kombëtare dhe ndërkombëtare.
Në ambientet e AMA-s ka nisur një javë intensive diskutimesh pune mes operatorëve kombëtarë (publikë dhe privatë) me grupin e ekspertëve të BE-së, të përfituar nga pala shqiptare në kuadër të asistencës teknike për lirimin e DD2 nga transmetimet audiovizive.
Gjatë këtyre takimeve kanë nisur të shtjellohen në detaje çështje teknike mbi planin e migrimit të frekuencave, çështje teknike mbi planin e ri frekuencor shqiptar, planin e caktimeve, si dhe çështje të sinkronizimit të rrjetit.
Gjerësisht diskutimet u ndalën në detajet teknike në lidhje me infrastrukturën e nevojshme për implementimin e ndryshimeve që sjell ky proces.
Grupi i ekspertëve të premten më 11 mars do të vizitojë edhe pika të transmetimit audioviziv për të patur një një tabllo sa më reale dhe të qartë për çdo rekomandim që do të ofrojë në këtë proces.
Login
0 Comments
Oldest