Inspektorët e AMA-s kanë evidentuar një tjetër shkelës ligji i cili transmetonte në mënyrë pirate programet e dy platformave të licencuara.
Ndaj këtij shkelësi është marrë masë administrative, sipas dispozitës ligjore ne fuqi, me gjobë 5 milionë lekë, është sekuestruar njësia e kompjuterit që përdorej për transmetimin e serverit të IPTV-së dhe URL-ja është denoncuar pranë AKEP për marrjen e masave të mëtejshme.
Ekipet e AMA-s kanë vijuar punën në terren, në kqyrje të tregut dhe identifikim të transmetimeve pirate.
Në qytetin e Kukësit është konstatuar një server IPTV, i cili aksesohesh me anë të portalit: http://ft45.tvalfa.org:2095/c
Në këtë server në paligjshmëri, pa të drejta transmetimi, shpërndaheshin për abonentë fundorë platformat shqiptare DigitAlb dhe Tring Tv së bashku me paketat sportive përkatëse të tyre: Super Sport dhe Tring Sport. Gjithashtu në transmetime të paautorizuara u gjetën edhe platforma ndërkombëtare dhe kanale sportive ndërkombëtare: Sky Sport, Bein Sport, Eleven Sport, Digi Sport, Nova Sport, Cosmote Sport, etj.
Autoriteti i Mediave Audiovizive është gjithnjë në krah të operatorëve të ligjshëm.