Përfundoi me sukses procesi i dixhitalizmit tokësor dhe në qarkun e Korçës
Pas qarkut të Beratit, tashmë dhe në atë të Korçës, Autoriteti i Mediave Audiovizive, AMA, ka përmbyllur me sukses procesin e dixhitalizimit të transmetimeve televizive.
Në të gjithë qendrat administrative të qarkut u fikën transmetimet analoge dhe janë në funksion transmetimet numerike të operatorit publik, RTSH, si dhe të operatorëve privatë kombëtarë: Digitalb, Klan TV, Top-Channel, Vizion+ dhe Adtn.
Qytetarët e Korçës, por dhe vizitorët dhe turistët që e kanë zgjedhur qarkun si destinacion të përkohshëm, tashmë falë infrastrukturës teknologjike të re dixhitale, kanë akses që të ndjekin gjatë gjithë kohës dhe një sërë programesh pa pagesë, të operatorit publik apo atij privat të përzgjedhur.
Konkretisht:
RTSH 1 HD
RTSH 2 HD
RTSH 3 HD
Klan HD
Top-Channel
Klan + HD
Vizion +
TV Korca
TV Lobi
UTV
Report TV
RTSH Shqip
RTSH Muzik
RTSH Kuvend
RTSH Sport HD
RTSH Film
RTSH 24
Top News
Klan Shop
Klan test
Klan Kosova HD
RTK
Kanali 7
BCTV
Në vijim të procesit dixhitalizimit të transmetimeve televizive, AMA është duke bërë përgatitjet e fundit për zbatimin e këtij projekti shumë të rëndësishëm dhe jetik për publikun në qarkun e Fierit.
Autoriteti i Mediave Audiovizive
Tiranë, më 09.01.2018