E Hënë - E Enjte 08:00 - 16:30 | E Premte: 08:00 - 14:00

Njoftim “Për çeljen e garës për dhënien e 2 licencave private kombëtare transmetimi audioviziv numerik”

Njoftim “Për çeljen e garës për dhënien e 2 licencave private kombëtare transmetimi audioviziv numerik”

Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA), në mbështetje të ligjit nr. 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, rregullores “Për kriteret dhe procedurat për dhënien e licencës kombëtare të transmetimit audioviziv dhe licencës kombëtare të shërbimit të programit audioviziv” miratuar me vendimin nr. 219, datë 16.04.2015 të AMA-s, si dhe vendimit nr. 231, datë 03.11.2016 të AMA-s “Për çeljen e garës për dhënien e 2 licencave private kombëtare transmetimi audioviziv numerik” do të organizojë garën e kandidaturave për dhënien e 2 licencave private kombëtare transmetimi audioviziv numerik për rrjetet numerike të identifikuara me nr. 006 K dhe nr. 007 K, të përbëra nga:

  1. Licenca të shërbimit të programeve të veta audiovizive dhe
  2. Licencë për ndërtimin e operimin e rrjetit tokësor, për ndërtimin e vënien në funksionim të 2 rrjeteve numerike tokësore kombëtarë në brezat e frekuencave 470-790 MHz me gjerësi brezi 8 MHz, në teknologjinë DVBT-2, me standardin e kompresionit MPEG-4.

Subjektet e interesuara për t’u pajisur me licencë private kombëtare transmetimi audioviziv numerik, janë të lutur që të depozitojnë aplikimet në Autoritetin e Mediave Audiovizive, Rruga “Abdi Toptani”, ish-hotel Drini, Tiranë, brenda datës 15.12.2016,  ora 10.00.

Dokumentacioni i plotë i konkurrimit të kandidaturave, që përfshin:

  • Formularin e aplikimit “Për marrjen e licencës kombëtare të transmetimit audioviziv dhe licencës kombëtare të shërbimit të programit audioviziv”;
  • Karakteristikat teknike të transmetimit dhe karakteristikat teknike të stacioneve transmetuese;
  • Tarifat për licencë private kombëtare transmetimi audioviziv numerik,

Mund të tërhiqet në zyrën e Arkivë-Protokollit, në AMA pas kryerjes së pagesës në Drejtorinë e Shërbimeve të Brendshme, nga çdo subjekt që synon të marrë pjesë në konkurrim.

Aplikimet do të hapen në datën 15.12.2016, ora 10.00, në mjediset e AMA-s, ku subjektet aplikues apo përfaqësuesit e autorizuar prej tyre, kanë të drejtë të jenë të pranishëm në momentin e hapjes së dosjeve të aplikimit.

Autoriteti i Mediave Audiovizive

Tiranë, më 4 Nëntor 2016

Perpara Strategjia për kalimin nga transmetimet analoge në transmetimet numerike

Na ndiqni në rrjete sociale:

Copyright 2024 | Autoriteti Mediave Audiovizive | Të drejtat e rezervuara