Muaji Shkurt ka prodhuar më shumë lajme politike për mediat audiovizive. Të dhënat e përllogaritura nga ekipet e monitorimit dhe analizës në AMA, tregojnë se temat politike kanë zënë përqindjen më të madhe të hapësirës informative në televizionet kombëtare, të ndjekura nga ato sociale. Siç duket në përmbledhjen e mëposhtme, pas Politikës, me 18.15%, vijnë temat sociale me 11.03%, të ndjekura nga lajmet nga Kosova dhe Rajoni, lajmet ndërkombëtare, kronika e zezë e sporti, të cilat luhaten në përqindje, pothuaj të njëjtën hapësire televizive.
Tendencat e temave të lajmeve të trajtuara në edicionet informative në radiot dhe televizionet kombëtare, si dhe të dhëna të tjera të detajuara për kohën e partive politike në subjektet audiovizive, aktorin sinkron etj., gjenden të detajuara në faqen zyrtare të AMA-s, në Monitorimin e Përmbajtjeve, https://ama.gov.al/monitorimi-i-permbajtjeve dhe përbëjnë një bazë shumë të mirë informacioni për çdo lloj studimi të tregut mediatik audioviziv në vend.