E Hënë - E Enjte 08:00 - 16:30 | E Premte: 08:00 - 14:00

Monitorimi i Përmbajtjeve në Nëntor: Temat sociale dhe të politikës, më të trajtuarat në edicionet informative në televizionet kombëtare

Temat sociale kanë zënë përqindjen më të madhe të hapësirës informative në televizionet kombëtare gjatë Nëntorit. Si çdo muaj, të dhënat janë përllogaritur nga ekipet e monitorimit dhe analizës në AMA dhe reflektojnë, ndër të tjera, edhe temat e trajtuara të lajmeve në televizionet kombëtare.

Siç duket në përmbledhjen e mëposhtme, pas Sociales, me 14.15%, vjen Politika që në Nëntor, krahasuar me muajin paraardhës, ka fituar terren duke zënë 13.89%. Më pas vjen Sporti me 10.68%, veprimtaria e Drejtësisë, Lajmet Ndërkombëtare e me radhë.

Trendet e temave të lajmeve të trajtuara në edicionet informative në radiot dhe televizionet kombëtare, si dhe të dhëna të tjera të detajuara për kohën e partive politike në subjektet audiovizive, volumin e reklamave, aktorin sinkron etj., gjenden të detajuara në faqen zyrtare të AMA-s, në Monitorimin e Përmbajtjeve, https://ama.gov.al/monitorimi-i-permbajtjeve/ dhe përbëjnë një bazë shumë të mirë informacioni për çdo lloj studimi të tregut mediatik audioviziv në vend.

Perpara Koha për partitë politike në televizionet kombëtare. Publikohen rezultatet e monitorimit për muajin Nëntor
guest
0 Comments
Oldest
Newest Most Voted
Inline Feedbacks
View all comments

Na ndiqni në rrjete sociale:

Copyright 2024 | Autoriteti Mediave Audiovizive | Të drejtat e rezervuara