Monitorimi i përmbajtjeve gjatë muajit qershor 2026: Partitë politike, institucionet shtetërore dhe aktorët dominues në televizionet kombëtare

Të dhënat e monitorimit të përmbajtjeve për muajin qershor, të përgatitura nga ekipet e analizës në Autoritetin e Mediave Audiovizive, paraqesin shpërndarjen e kohës së transmetimit për partitë politike, praninë e institucioneve shtetërore dhe aktorët sinkron në televizionet kombëtare.

Në monitorimin e partive politike, Partia Demokratike e Shqipërisë zë 59.93% të kohës së transmetuar, e ndjekur nga Partia Socialiste me 36.68%, ndërsa deputetët e pavarur përfaqësohen me 2.43%. Partia “Mundësia” zë 0.27%, Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet 0.30%, Partia Lëvizja Bashkë 0.21%, ndërsa Partia e Lirisë 0.13%.

Sa i përket pranisë së institucioneve shtetërore në subjektet audiovizive, Kryeministria zë 48.42% të kohës së monitoruar, Qeveria 33.99%, ndërsa Parlamenti përfaqësohet me 15.46%. Qeveria vendore zë 1.31%, ndërsa Presidenca 0.82%.

Në treguesin e aktorëve sinkron, Edi Rama kryeson me 38.11% të kohës së transmetuar, i ndjekur nga Sali Berisha me 27.09% dhe Taulant Balla me 5.15%.

Të dhëna të tjera të monitorimit të përmbajtjeve, përfshirë temat e lajmit, reklamat institucionale dhe tregues të tjerë të analizës, mund të konsultohen në faqen zyrtare të Autoritetit të Mediave Audiovizive.
Perpara Transparenca AMA–TikTok, hiqen 102 Video/Audio nga platforma 

Na ndiqni në rrjete sociale:

Copyright 2026 | Autoriteti Mediave Audiovizive | Të drejtat e rezervuara

Mirembahet nga INSTANT.AL