Të dhënat e përpunuara nga ekipet e monitorimit dhe analizës pranë Autoritetit të Mediave Audiovizive tregojnë se gjatë muajit maj, hapësira më e madhe në mediat audiovizive i është kushtuar tematikës politike.
Sipas raportit, lajmet me karakter politik zënë 16.37% të përmbajtjes informative. Në vijim, vend të rëndësishëm zënë lajmet sociale me 12.48%, ndërsa ato ndërkombëtare renditen të tretat me 11.78%.
Si çdo muaj, të dhënat me temat e lajmeve të trajtuara në edicionet informative në radiot dhe televizionet kombëtare, si dhe të dhëna të tjera të detajuara mbi përmbajtjet e transmetuara, gjenden të detajuara në faqen zyrtare të AMA-s në https://ama.gov.al/monitorimi-i-permbajtjeve/