E Hënë - E Enjte 08:00 - 16:30 | E Premte: 08:00 - 14:00

Lufta kundër piraterisë nuk ndalet, Krasniqi: Bartësit e IP publike të mbajnë përgjegjësitë e tyre

Ekipet e AMA-s janë çdo ditë në terren në luftë kundër piraterisë ndërsa efektet pozitive janë të dukshme.

Gjatë ditës së djeshme, si rezultat i inspektimeve në terren, u konstatua IP Publike 109.236.44.109:8000, e cila korrespondon me URL, tvfix.site:8000, prej nga ushqehej një server Astra që shërbente për shpërndarje kanalesh.

Ky server është identifikuar nga ekipet e AMA-s pavarësisht tentativës së hajdutëve për të humbur gjurmët, duke e fikur atë, pikërisht në momentin e identifikimit.

Kryetarja e AMA-s shprehet se ky është një aksion që vazhdon dhe nuk do të ndalet ndërsa bartësit e IP publike duhet të nisin të mbajnë përgjegjësi për vjedhjen që kryhet, qoftë edhe pa bekimin e tyre.

“E them këtë pasi kemi identifikuar raste kur AKEP, me ankesë të AMA-s, iu kërkon të ndalojnë piratët dhe disa prej bartësve, edhe të mëdhenj, nuk reagojnë”-shton kryetarja e AMA Znj.Armela Krasniqi.

Perpara Transparenca AMA-TikTok, ja bilanci i videove të hequra nga platforma
guest
0 Comments
Oldest
Newest Most Voted
Inline Feedbacks
View all comments

Na ndiqni në rrjete sociale:

Copyright 2024 | Autoriteti Mediave Audiovizive | Të drejtat e rezervuara