E Hënë - E Enjte 08:00 - 16:30 | E Premte: 08:00 - 14:00

Kryetarja e AMA-s takon kreun e OSBE në Shqipëri: Do të vijojmë bashkëpunimin dhe aktivitetet e përbashkëta

Kryetarja e Autoritetit të Mediave Znj. Armela Krasniqi priti në ambjentet e AMA-s, kreun e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Ambasadorin Michel Tarran. 

I shoqëruar nga shefi i Departamentit të Demokratizimit, Z.Blerim Vela dhe zyrtarin e lartë për Mediat, Z.Dane Koruga, u interesuan mbi punën e AMA-s, sfidat me të cilat institucioni përballet aktualisht, metodologjinë që përdor, sipas përcaktimeve të KQZ-së, për monitorimin e zgjedhjeve dhe programet e punës për të ardhmen e afërt.

Kreu i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Ambasadorin Michel Tarran, vlerësoi punën e deritanishme të bërë nga Autoriteti i Mediave Audiovizive.

“Iu përgjigja me kënaqësi interesit të kreut të OSBE në Shqipëri mbi punën e AMA-s, ndërsa  diskutuam gjithashtu mbi ndryshimet e kryera ligjore në ligjin organik të AMA-s, për përshtatjen me Direktivat dhe akte të tjera të rëndësishme të BE-së, si Akti i Shërbimeve Digjitale (DSA) dhe ato më të fundit, si EMFA (Akti Evropian i Lirisë së Medias)”- tha kryetarja e AMA-s, Znj. Armela Krasniqi.

Sipas saj, koherenca me praktikat ligjore evropiane, përshtatja e tyre me realitetin mediatik shqiptar për rregullimin e mëtejshëm të këtij tregu, shkëmbimi i eksperiencave dhe përvojave me partnerët ndërkombëtarë, janë një nga prioritetet e punës së AMA-s.

Perpara Transparencë AMA-TikTok: Bllokohen qindra përmbajtje të dëmshme
guest
0 Comments
Oldest
Newest Most Voted
Inline Feedbacks
View all comments

Na ndiqni në rrjete sociale:

Copyright 2024 | Autoriteti Mediave Audiovizive | Të drejtat e rezervuara