E Hënë - E Enjte 08:00 - 16:30 | E Premte: 08:00 - 14:00

Kryetarja e AMA-s prezanton regjistrin e transparencës së pronësisë së medias në Konferencën e 11-të Rajonale të Medias, organizuar nga OSBE

Kryetarja e Autoritetit të Mediave mori pjesë në Konferencën e 11-të Rajonale të Medias në Europën Juglindore (SEEMC), organizuar nga OSBE përmes Përfaqësuesit për Lirinë e Medias (RFoM), me temë “Forcimi i gazetarisë si një e mirë publike”.

Znj. Krasniqi ishte pjesë e panelit “Transparenca e pronësisë së medias në praktikë: Një analizë krahasuese rajonale”, së bashku me Olaf Steenfadt themelues dhe drejtor i Regjistrit Global të Medias, Leunora Kaliqi, Presidente e Bordit të Këshillit të etikës së medias, në Maqedoninë e Veriut nën moderimin e Marius Dragomir drejtor i Qendrës Kërkimore të Medias dhe Gazetarisë.

Gjatë prezantimit të saj, Krasniqi tregoi punën e Autoritetit të Mediave Audiovizive në ndërtimin dhe publikimin e regjistrit të transparencës së pronësisë së medias audiovizive, një bazë të dhënash e plotë dhe e detajuar deri te përfituesit fundorë dhe aksesueshme në faqen zyrtare të AMA-s.

Ajo u ndal gjithashtu te ndryshimet ligjore të miratuara në janar të këtij viti, që lidhen me forcimin e transparencës së pronësisë në media, si dhe te të dhënat që AMA publikon në Buletinin Periodik, ku përfshihen edhe informacionet mbi investimet e subjekteve mediatike në fusha të tjera të biznesit.

Diskutimet dhe prezantimet në Konferencën e 11-të Rajonale të Medias në Europën Juglindore, u vlerësuan si një mundësi e rëndësishme për shkëmbimin e eksperiencave, forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe krijimin e urave të reja të bashkëpunimit.

Perpara “Kompetencë mediatike për moshat shkollore”, Krasniqi bashkëbisedon me nxënësit e “Luigj Gurakuqit” në Elbasan

Na ndiqni në rrjete sociale:

Copyright 2025 | Autoriteti Mediave Audiovizive | Të drejtat e rezervuara