E Hënë - E Enjte 08:00 - 16:30 | E Premte: 08:00 - 14:00

Kryetarja e AMA-s në Asamblenë e 24-të Plenare të MNRA-së: Mbrojtja e fëmijëve nga përmbajtjet e dëmshme, objektiv madhor i punës tonë

Prishtina është vendi pritës i Asamblesë së 24-të Plenare të Rrjetit Mesdhetar të Enteve Rregullatore të Mediave, MNRA. Komisioni i Pavarur i Mediave të Kosovës, KPM, përveçse enti organizator ka marrë sot edhe Presidencën e radhës së MNRA-së.

Pas fjalës përshëndetëse të Kryetarit të KPM-së, Z. Besnik Berisha dhe dorëzimit të Presidencës nga homologu i tij armen, z. Tigran Hakobyan, takimi ka nisur me panelin hapës me temë, “Mbrojtja e fëmijëve në mjedisin online dhe audioviziv”. 

Në këtë panel, kryetarja e AMA-s, Znj. Armela Krasniqi ka qenë bashkë me Z. Frederic Bokobza, Zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i rregullatorit francez, ARCOM, Znj. Joana Duarte, Drejtoreshë e Departamentit të Mbikëqyrjes në autoritetin portugez, ERC, Z. Francesco Di Giorgi, Zyrtar i Lartë Ligjor pranë rregullatorit italian AGCOM dhe Znj. Klevis Vaqari, psikologe nga Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë.

Në prezantimin e saj Znj. Krasniqi ka theksuar rëndësinë jetike të mbrojtjes së fëmijëve nga përmbajtjet e dëmshme, si një dimension thelbësor i misionit rregullator. Ajo ka shpjeguar për të pranishmit qasjen gjithëpërfshirëse të AMA-s në këtë proces, me kuadrin ligjor, përputhjen me legjislacionin europian, rolin e Këshillit të Ankesave, rezultatet e monitorimit në këtë drejtim dhe nismat për edukimin mediatik të fëmijëve, prindërve dhe mësuesve.

Një tjetër pikë e rëndësishme, sipas Krasniqit është bashkëpunimi me Platformat e Mëdha Online si një hallkë e domosdoshme në realizimin me sukses të punës rregullatore.

Ky panel përcolli perspektiva të çmuara nga vende të ndryshme, duke konfirmuar rolin gjithnjë e më të rëndësishëm të rregullatorëve në ndërtimin e një mjedisi të sigurt dixhital për fëmijët, përmes bashkëpunimit rajonal dhe qasjes gjithëpërfshirëse.

Perpara “Gazetaria në epokën e ndryshimeve teknologjike”- Gjetjet e studimit të kryer nga Departamenti i Gazetarisë dhe Komunikimit diskutohen në një tryezë të rrumbullakët. Krasniqi: Studime të tilla ndihmojnë tregun mediatik
guest
0 Comments
Oldest
Newest Most Voted
Inline Feedbacks
View all comments

Na ndiqni në rrjete sociale:

Copyright 2025 | Autoriteti Mediave Audiovizive | Të drejtat e rezervuara