E Hënë - E Enjte 08:00 - 16:30 | E Premte: 08:00 - 14:00

Krasniqi pret delegacionin e KPM-së së Kosovës, nënshkruhet marrëveshja teknike për koordinimin e frekuencave digjitale

Znj. Armela Krasniqi, Kryetare e Autoritetit të Mediave Audiovizive dhe z. Fitim Veliu, anëtar i Komisionit të Pavarur të Medias së Kosovës, nënshkruan në Tiranë marrëveshjen teknike për koordinimin e planit të frekuencave për transmetimet televizive digjitale tokësore (DDT), në brezin 470–694 MHz.
Marrëveshja synon koordinimin e planeve digjitale të frekuencave të secilit shtet, duke garantuar shmangien e interferencave ndërkufitare dhe sigurimin e ofrimit të shërbimeve audiovizive pa ndërprerje.
Gjatë takimit me delegacionin e KPM-së, të përbërë nga anëtari i KPM-së, z. Fitim Veliu, Kryeshefi Ekzekutiv, z. Niman Racaj, Drejtori i Departamentit për Monitorimin, z. Mirand Tafarshiku, Udhëheqësi i Divizionit për Menaxhimin Frekuencor, z. Besim Rexhepi dhe Zyrtari për Marrëdhëniet me Publikun, z. Arsim Dreshaj, u diskutua gjithashtu mbi zhvillimet e tregut mediatik, përafrimin ligjor me aktet dhe direktivat e BE-së, si dhe mbi mundësitë për zgjerimin e bashkëpunimit mes dy rregullatorëve.
Sipas palëve, marrëveshja është në përputhje me Vendimin (BE) 2017/899 dhe me vendimet e Bashkimit Ndërkombëtar të Telekomunikacionit, duke reflektuar angazhimin për përdorimin e koordinuar dhe efikas të spektrit të frekuencave sipas standardeve europiane dhe ndërkombëtare.
Perpara Kryetarja e AMA-s zhvillon konsultimin me përfaqësues të OSHMA-ve për ndryshimin e rregullores së komunikimeve tregtare audiovizive
guest
0 Comments
Oldest
Newest Most Voted
Inline Feedbacks
View all comments

Na ndiqni në rrjete sociale:

Copyright 2025 | Autoriteti Mediave Audiovizive | Të drejtat e rezervuara